Këto besime të përziera fetare, kanë një mënyrë interesante të ngacmimit të strukturave të pushtetit, sidomos kur lëvizjet dalin nga shtresat e ulëta apo përmbajnë ide të huaja. Disa prej këtyre besimeve janë bërë edhe më të errëta, duke kufizuar misteret e tyre më të thella një grushti të ngushtë klerikësh drejtues.
Një në 12 sirianë është alavit, praktikues i një sekti të fshehtë të Islamit që daton në shekullin IX. Këta shiitë adhurojnë si Zot Aliun, thjeshtrin e profetit Muhamed, mohojnë që gratë kanë shpirt, dhe besojnë tek rimishërimi. Osmanët e shtypën me forcë këtë komunitet. Sunitët nuk besojnë që alavitët janë myslimanë. Alavitët akuzohen për përdorimin e fesë islame për të fshehur bindjet e tyre radikale.
“Agjërim” do të thotë mbajtja e sekreteve. Dhe një “pelegrinazh” është një vizitë tek sheikët e tyre. Ibn Batuta, kronikani i shekullit të XIV, vuri në dukje se ata nuk shkojnë në xhami. Presidenti sirian Bashar Al-Asad është anëtar i këtij sekti. Ai është duke punuar për të normalizuar këtë besim në hije. Megjithatë, shumëkush dyshon se rivaliteti shekullor alavito-sunit qëndron në thelbin e konfliktit civil sirian.
Ky besim fetar mbërriti në Brazil me anijet e skllevërve. Është një përzierje e besimit katolik me nderimin tradicional të shpirtrave të Afrikës Perëndimore. Zoti i tyre i gjithëfuqishëm ndihmohet nga shpirtrat ndiohmës më të vegjël, si dhe udhëheqës shpirtërorë personalë. Praktikuesit nuk besojnë tek e mira apo e keqja, por vetëm tek fati personal.
Që nga viti 1970, kur u hoq ndalimi i tubimeve publike pa lejen e policisë, njerëzit filluan të identifikohen më shumë me këtë fe. Gjatë viteve të fundit, Krishterimi Ungjillor ka qenë në rritje në Brazil, dhe për të luftuar ndikimin politik të këtyre të krishterëve të rinj, disa krijuan një parti politike Kandomblë:PPLE, Partia për Lirinë e Shprehjes.
Ungjillorët kanë sulmuar faltoret e tyre dhe i etiketojnë ndjekësit si adhurues të djallit. Politika e racës qëndron në thelbin e kauzës. Brazili qe vendi i fundit që anuloi skllavërinë. Gjysma e popullsisë që e konsideron veten zezakë, ka ende shumë pak pushtet politik, dhe Kandomblë është në mënyrë të pagabueshme një fe Afrikane.
8.Kakure Kirishitan
Kakure Kirishitan janë të krishterët e fshehtë të Japonisë. Pasi Shoguni Tokugava e ndaloi fenë e tyre, besimtarët filluan ta praktikonin atë në fshehtësi. Kakure Kirishitan ekzistoi në ilegalitet për 450 vjet, deri kur persekutimi mori fund në vitin 1873. I zhvilluar në hije, ky besim u shndërrua në diçka misionarët spanjollë të mesit të viteve të 1500 vështirë se do ta njihnin.
Kakure Kirishitan shkriu në një Katolicizmin me Shintoizmin dhe Budizmin. Ata zhdukën të gjitha reliket e jashtme, e maskuan Marinë dhe Jezusin si Budam, dhe i kamufluan lutjet si himne. Megjithatë, ruajnë muzikën origjinale kristiane që u soll nga Evropa. Këto himne latine, u lejojnë dëgjuesve që udhëtojnë në kohë në Spanjën e shekullit XVI.
Me 700.000 anëtarë në të gjithë botën, besimi Jazid është aq i fshehtë, sa që shumë nga elemëntët e saj nuk janë të njohur edhe nga vetë besimtarët. Librat e tyre të shenjtë mbahen të fshehura nga klerikët, dhe ata duhet të betohen që në fillim të mos zbulojnë kurrë sekretet e tyre. Pas shekujsh përndjekjeje, Jazidët janë të kujdesshëm ndaj të huajve.
Nën sundimin osman, ata u përballën me 72 genocide të veçanta. Si Al-Kaida dhe ISIS-i i cilësojnë si të pafe. Jazidët kanë reputacionin e adhuruesve të djallit. Ata nderojnë Melek Tavusin, Engjëlli Pallua, i cili u dëbua nga Parajsa. Ata praktikojnë një grup besimesh:pagëzimin, heqjen e këpucëve në kishë, ndërsa e shohin zjarrin si një manifestim të hyjnores. Ata gjithashtu luten tri herë në ditë, por në drejtim të Diellit dhe jo të Mekës.
Gjatë shekullit XV, gadishulli Iberik u përflak nga një valë anti-semitizmi. Çifutët sefardikë, që kishin banuar në Spanjë për shekuj me radhë, u detyruan të konvertohen në katolikë ose të vdisnin. Shumë u konvertuan dhe u pagëzuan, por mbetëjn hebrenj në fshehtësi. Të tjerë u larguan nga vendi. Nju Meksiko ruajti për një kohë të gjatë një traditë popullore që u vendos nga kripto-hebrenjtë.
Ligji i therrjes dhe konsumit të mishit të kafshëve sipas ligjit hebraik të kasherit, dhe Yjet e Davidit të gdhendur mbi varre, ofrojnë prova të forta. Për vite të tëra, ato janë persekutuar si një sekt i krishterë ekstremist. Megjithatë, testimi i fundit i ADN-së ka ofruar prova domëthënëse. Ndërsa më pak se 1 për qind e jo-hebrenjve posedojnë gjenin Cohanim, shenjuesi u gjet në 38 përqind të atyre që u testuan në Nju Meksiko.
Besohet se një popullsi kripto-hebreje u vendos në këtë zonë kur nisi Inkuizicioni në Meksikë. Këta hebrenj të fshehtë u detyruan të praktikonin fenë e tyre në fshehtësi. Në ndonjë rast kanë mbetur vetëm vetëm praktika tejet sipërfaqësore. Shumë banorë të zonës të rritur si katolike, janë konvertuar zyrtarisht në Judaizëm, duke përqafuar identitetin e tyre të “vërtetë”.
Santeria- ose Rruga e shenjtorëve – u soll në Kubë nga skllevërit. Është zhvilluar në plantacionet e sheqerit në shekullin XVII-të, kryesisht në mesin e kominutetit nigerian të Jorubas, të cilët i përdoren shenjtorët katolikë si analogë të orishas-ve të tyre, shpirtra gjysmë-hyjnorë. Për shekuj me radhë, Santeria u dënua, fillimisht nga sundimtarët katolike të ishullit dhe pastaj nga Fidel Kastro anti-fetar.
Shekujt e persekutimit dhe shtypjes e nxorrën këtë fe në ilegalitet. Besimi ia detyron mbijetesën traditës së pasur gojore, e cila është ruajtur me fanatizëm nga një brez besimtarësh tek tjetri. Pjesa më e madhe e teologjisë Santeria është e panjohur për besimtarët e thjeshtë, përvveçse klerikëve të saj. Shumë rite, si flijimi i kafshëve, mund të shihen vetëm nga priftërinjtë – apo Santeros.
Kina është zyrtarisht një shtet ateist. Partia Komuniste njeh vetëm 5 besime fetare:Budizmin, Taoizmin, Islamin, Katolicizmin dhe Protestantizmin. Shumë të krishterë s’mund të gjejnë atë që kërkojnë në këtë menu të kufizuar, prandaj janë të detyruar të operojnë në një treg të zi fetar. Këto komunitete fetare sekrete mblidhen në vende të fshehta, në shtëpi private apo vende të tjera për të praktikuar besimin e tyre.
Qeveria kineze ka vepruar më dorë të hekurt ndaj të krishterëve. Gjatë dy viteve të fundit, janë shkatërruar 1700 kryqe nga kishat vetëm në Provincën e Zhejiangut. Shpesh, ky vandalizëm i sanksionuar nga qeveria, shoqërohet me përleshje të dhunshme të autoriteteve me praktikuesit. Kina ka aktualisht rreth 65 milionë të krishterë, gjysma prej të cilëve adhurojnë në fshehtësi. Së shpejti ajo do të jetë vendi më i madh i krishterë në botë.
Umbanda është e vetmja fe e krijuar në Brazil. Ajo u themelua nga mediumi psikik Fernandino de Moraes, që shkriu në një traditat afrikane, katolicizmin, spiritizmin dhe besimet indigjene. Një variant i njohur si “Quimbanda” ose “magjia e zezë” konsiderohet tashmë një fe të veçantë. Kjo fe ka rreth 400.000 pasues, shumica e të cilëve e praktikojnë në fshehtësi për të shmangur kërcënimet dhe vandalizmat ndaj tyre. Pjesa më e madhe e popullsisë braziliane e cilëson këtë besim si adhurim të djallit. Rritja e Pentakastalëve dhe Ungjillorëve përbën një kërcënim i madh për ta. Disa pastorë janë arrestuar për nxitjen e mungesës së tolerancës fetare ndaj Umbanda-s.
Druzët praktikojnë një besim të fshehtë që rrjedh si një rrymë e Islamit. Feja druze përfshin elemente të krishtërimit, hinduizmit dhe filozofisë greke. Druzët janë të përhapur në të gjithë Lindjen e Mesme. Pas rënies së Perandorisë Osmane, shumica e tyre u vendosën në Siri, Liban, Jordani dhe Izrael. Druzët kanë qenë figura kyçe në historinë e Lindjes së Mesme.
Ata mbrojtën bregdetin libanez nga Kryqtarët, dhe pas rebelimeve të shpeshta fituan autonominë nga osmanët. Ata u vendosën në një territor malor për të patur vetëvendosje dhe ruajtur sekretet e besimit të tyre. Vetëm përfaqësues e lartë të klerit, të njohur si “uqqal”, marrin pjesë në shërbimet e tyre fetare, dhe kanë qasje ndaj shkrimeve të tyre të shenjta.
1.Kueta
Kuetat e Majorkës janë kripto-hebrenj të persekutuar për shekuj me radhë. Emri i tyre besohet se rrjedh nga fjala katalanase për “derr”. Kuetat u konvertuan me dhunë në fenë katolikë gjatë Inkuizicionit të shekullit XV, por shumica e tyre vazhdoi ta praktikojë fshehurazi judaizmin. Kuetat, të cilët përbëjnë 20.000 nga 860.000 banorët e ishullit spanjoll, kanë hasur vështirësi të madhe në ruajtjen e fshehtë të besimit të tyre.
Me mbiemrat lehtësisht të identifikueshëm, ata qenë objekt talljeje nga shumica, u shmangën nga profesionet kryesore, si dhe u ndalohej ndjekja e studimeve në universitet. Shumë pretendojnë se nuk ka pasur martesa ndërmjet katolikëve dhe Kuetave deri në dy brezat e fundit. Por kohët kanë filluar të ndryshojnë. Qeveria e Majorkas ka kërkuar së fundmi ndjesë për masakrën e vitit 1691, kur 37 përfaqësues të Kuetas u dogjën të gjallë para një turme prej 30.000 vetësh. Përveç kësaj, një gjykatë rabinike në Izrael ka vendosur që Kuetat, të cilët mund të vërtetojnë prejardhjen hebreje – shpesh të mbajtur në mënyrë skrupuloze nëpër pemët gjenealogjike familjare – të cilësohen hebrenj pa patur nevojën e një konvertimi formal./bota.al