Titulli i “Copa del Rey”, sezoni 2015-2016, u ka lejuar disa lojtarëve të Barcelonës për të hedhur një hap më tej në renditjen e lojtarëve me më shumë tituj në historinë e futbollit. Një klasifikim, që aktualisht udhëhiqet ende nga ish-lojtari uellsian i Manchester United, Ryan Giggs, asistenti aktuale i Louis van Gaal.
Në këtë lloj renditjeje, lojtari më i mirë i Blagugrana është klasifikuar braziliani Dani Alves, që arrin në kuotën e 32 tituj të fituar me të dyja klubet që ka luajtur, Barcelonën dhe Sevilla, si dhe kombëtaren e tij.
Në këtë renditje të lojtarëve me më shumë tituj gjejmë edhe Andres Iniesta dhe Leo Messi, ende aktivë, si dhe Xavi Hernandez, i cili e humbi titullin e fundit, sepse ka luajtur në Katar, shkruan telesport.
Kjo është renditja e 10 lojtarëve më me më shumë tituj (trofe) të fituar: