Më shumë se dhjetë milion njerëz në kryeqytetin e Indisë janë pa ujë edhe pse ushtria arriti që të rimarrë nën kontroll pikat kyçe të burimit të ujit pas protestave, njoftojnë zyrtarët shtetërorr.
Keshav Chandra, kryetar i bordit të ujit në Delhi, i ka thënë BBC-se se do të nevojitet “tre deri në katër ditë” para se furnizimi normal të prekë këto zona.
Pikat kryesore të ujit ishin marrë nën kontroll nga komuniteti Jat në një protestë të organizuar.
16 persona janë vrarë e qindra të tjerë janë lënduar në tre ditë protestë.
Edhe shkollat ishin mbyllur si pasojë e mungesës së ujit nga kanali që u bllokua gjatë protestës.
Ushtria mori nën kontroll pjesë të këtij kanali të hënën, por riparimet pritet që të marrin më shumë kohë./Insajderi.com