Dhjetë raste të reja me HIV/AIDS gjatë këtij viti në Kosovë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dhjetë raste të reja me HIV/AIDS gjatë këtij viti në Kosovë

    Insajderi
    01 December 2016 - 11:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publikë në Kosovë, Naser Ramadani, ka thënë se rritja e përdorimit të drogave në vend, kushtet jo të  mira sociale, papunësia, varfëria, janë disa nga shkaktarët e shtimit të numrit të të infektuarve me HIV/AIDS.

    Ai ka thënë se, deri më tani janë 110 raste që nga viti 1986, kur edhe është shënuar rasti i parë me këtë virus.

    Prej tyre, 67 raste janë me AIDS dhe 43 raste janë me HIV. Gjatë vitit 2016 ai ka thënë se janë shënuar 10 raste.

    Zv/ministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku, ka thënë se Kosova krenohet me numrin shumë të ulët të rasteve të prekura me virusin HIV.

    “Kjo nuk do të thotë që e kemi fituar luftën kundër HIV/AIDS”, ka thënë ai gjatë një konference të organizuar për Ditën Ndërkombëtare në luftë kundër HIV/AIDS.

    Sipas zv/ministrit Sadiku, që nga viti 2005 Kosova ka terapi anti-retorvirale. Po ashtu, ai ka thënë se Kosova ka laborator që ekzaminon prekjen dhe trajtimin e rasteve me HIV/AIDS.

    Kurse Skender Syla nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Kosovë, ka thënë se kjo ditë shërben për të përkujtuar ata që pësuan nga HIV/AIDS.

    “Kjo sëmundje vazhdon të mbetet kërcenim global”, ka thënë Syla.

    Ai ka thënë se statistikat e OBSh-së thonë se në vitin 2015 janë 1.1 milionë njerëz të vdekur nga ky virus.

    “Secilit individ duhet  t’i ofrohet qasje në terapinë anti-retrovirale”, ka shtuar Syla./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark