Dhjetë të arrestuar nga aksioni në Shtërpcë, në mesin e tyre edhe ish-kryetari i kësaj komune - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dhjetë të arrestuar nga aksioni në Shtërpcë, në mesin e tyre edhe ish-kryetari i kësaj komune

    Insajderi
    21 December 2021 - 09:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se pas aksionit të zhvilluar në komunën e Shtërpcës ka arrestuar 10 persona në mesin e tyre edhe ish-kryetari i komunës e zyrtarë të tjerë, shkruan Insajderi.

    Siç bëhet e ditur në njoftim aksioni është duke u zhvilluar ende.

    “Lidhur me këtë aksion deri më tani me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë arrestuar dhjetë (10) persona të dyshuar, në mesin e tyre edhe ish kryetari i komunës së Shtërpcës, drejtori i Urbanizmit, disa zyrtar të tjerë dhe pronar të firmave, për shkak të dyshimit të veprave penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

    Lidhur me zhvillimet e tjera, prokuroria ka bërë me dije se do të njoftohemi me kohë.

    “Për të gjitha zhvillimet tjera lidhur me këtë aksion do të njoftoheni me kohë nga ana e Prokurorisë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark