×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Dhjetë të arrestuarit për bixhoz të jashtëligjshëm – Insajderi sjell emrat dhe vendimin e Gjykatës për ta

    Insajderi
    07 April 2023 - 20:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar dje dhjetë persona për shkak të dyshimit se personat e dyshuar kanë qenë të përfshirë në veprat penale ‘krim i organizuar’, ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

    Operacioni policor ishte realizuar në dy rajone të Republikës së Kosovës, në Prishtinë dhe Pejë.

    “Ky operacion policor është zhvilluar pas hetimeve disa mujore, ku personat e dyshuar në bashkëveprim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprat penale të lartcekura për një periudhë të gjatë kohore”, thuhej në njoftimin e Policisë, shkruan Gazeta Insajderi.  

    Gjatë aksionit Policia ka sekuestruar para të gatshme, aparatet e lojërave të fatit, telefona mobilë, kompjuterë, DVR si dhe materiale/dokumente relevante për rastin.

    Por, kush janë të arrestuarit?

    Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë emrat e të arrestuarve të dyshuar për bixhoz të jashtëligjshëm.

    Ata janë: Benjamin Gorani, Riad Haziri, Mirzantim Berani, Altin Krasniqi, Çlirim Nimonaj, Liridon Beqiri, Ronald Dedinca, Artan Masrekaj, Erion Alimetaj dhe Faton Nura.

    Të gjithë këtyre iu është caktuar masa e paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë, sipas vendimit ata do të qëndrojnë në paraburgim për 1 muaj.

    Paraburgimi i tyre vlen nga data 5 prill, dita kjo kur janë arrestuar deri më 5 maj, shkruan Gazeta Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark