Qeveria e Turqisë e ka filluar një goditje masive kundër njerëzve të dyshuar se janë mbështetës të kleriut mysliman turk, Fethullah Gulen, me seli në Shtetet e Bashkuara, të cilin Ankaraja e akuzon për orkestrim të përpjekjes për grushtshtet në muajin korrik
Zëdhënësi i Ministrisë së brendshme të Gjermanisë, Johannes Dimroth, ka refuzuar sot të thotë se sa prej 35 azilkërkuesve ishin diplomatë, e sa pjesëtarë të familjeve, duke u arsyetuar me rregullatë për privatësi, raporton agjencia AP nga Berlini.
Në Gjermani jeton një komunitet i madh turk, që është afro 3 milionë, për shkak të disa dekadave të migrimit të punëtorëve dhe pretendimeve të turqve për persekutim në vendin e tyre. /Insajderi.com