Dhjetëra njerëz janë vrarë si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm përgjatë Pakistanit, gjatë ditëve të kaluara.
Autoritetet në Pakistan kanë thënë se të paktën 42 njerëz kanë vdekur gjatë pesë ditëve të kaluara.
Në një deklaratë, të lëshuar sot nga Autoriteti Kombëtar për Menaxhim të Katastrofave, thuhet se është raportuar për 70 njerëz të lënduar e 75 shtëpi të dëmtuara.
Provinca e Balochistanit dhe ajo e Khyber Pakhtunkhwas janë më të goditurat.
Shumica e vdekjeve dhe lëndimeve kanë ndodhur për shkak të rrënimit të shtëpive.