Së paku 30 njerëz kanë vdekur në lindje të Pakistanit, pasi kanë konsumuar alkool toksik gjatë Festës së Krishtlindjeve.
Atif Imran Qureshi, zyrtar i policisë, tha se dhjetëra njerëz po ashtu janë hospitalizuar në qytetin Toba Tek Sing të provincës Punxhab.
Edhe pse alkooli është i ndaluar në Pakistanin me shumicë myslimane, jomyslimanët lejohen ta blejnë atë në dyqane të licencuara.
Por, shumë të krishterë të varfër nuk mund t’i përballojnë çmimet e alkoolit legal dhe blejnë versione të lira të tij, të bëra në shtëpi, që çdo vit shkaktojnë viktima, shkruan rel.
Megjithatë, incidentet fatale me alkool nuk prekin vetëm komunitetin e krishterë.
Në mars, së paku 40 veta, kryesisht hindusë, kanë vdekur pas konsumimit të alkoolit toksik para festivalit Holi.