Zyrtarët afganë thonë se nga një sulm vetëvrasës brenda një xhamie shiite në kryeqytetin Kabul, janë vrarë së paku 27 vetë.
Shefi i Departamentit të hetimeve penale në policinë e Kabulit, Fraydon Obaidi, tha po ashtu, se 35 vetë të tjerë janë plagosur gjatë sulmit të sotëm.
Cak i sulmit ishte xhamia Baqir ul-Olum, në pjesën perëndimore të qytetit, derisa besimtarët tuboheshin për një ceremoni fetare, shkruan rel.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e menjëhershme për këtë sulm.