Dhjetëra viktima nga sulmet vetëvrasëse në Irak, kryesisht gra dhe fëmijë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Dhjetëra viktima nga sulmet vetëvrasëse në Irak, kryesisht gra dhe fëmijë

    Insajderi
    04 July 2017 - 10:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të paktën 23 njerëz, duke përfshirë dhjetë gra dhe pesë fëmijë, u vranë në sulmet vetëvrasëse në Mosul të hënën, pas të cilave besohet se qëndron organizata terroriste DEASH.

    Dy kamikazë hodhën veten në ajër në mesin e disa civilëve të cilët po përpiqeshin të largohen nga qyteti i vjetër i Mosulit, deklaroi për AA, togeri Ahmed Al-Qasam Ubeidi.

    Ai tha se nëntë persona tjerë, u vranë në sulmet me raketa të kryera nga DEASH-i, raporton AA.

    Në të njëjtën kohë, gjatë një sulmi ajror të koalicionit ndërkombëtar në Mosul, janë vrarë “gabimisht” 15 ushtarë irakianë, konfirmuan autoritetet vendase.

    Dikur qyteti i dytë më i madh i Irakut, sot paraqet vendqëndrimin më të madh të DEASH-it, ndërkohë forcat irakiane thanë se i njëjti do të jetë simbol i thyerjes së terrorizmit në vend.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark