Insajderi
Lajme

Dhjetëra zyrtarë japin dorëheqje nga Zyra e Kurtit: Presion i madh ndaj shërbyesve civil

Insajderi
28 September 2022 - 14:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dhjetëra zyrtarë japin dorëheqje nga Zyra e Kurtit: Presion i madh ndaj shërbyesve civil
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Me ardhjen në pushtet të Qeverisë Kurti kanë filluar edhe shkarkimet dhe presioni ndaj shërbyesve civil, të cilët janë të mbrojtur me ligj. Shumë prej shkarkimeve të zyrtarëve të lartë janë konsideruar si të kundërligjshme nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, ndërsa, dhjetëra zyrtarë tjerë kanë vendosur të largohen vullnetarisht nga puna prej institucioneve publike.

Një presion i tillë ka ndodhur edhe në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës. Kjo zyre ka se gjatë këtij vitit dhe vitit të kaluar 27 zyrtarë kanë dhënë dorëheqja nga Zyra e Kryeministrit.

“Lidhur me kërkesën tuaj ju njoftojmë se nga Zyra e Kryeministrit e kanë përfunduar marrëdhënien në shërbimin civil si në vijim: Në vitin 2022 janë 7 dorëheqje, në vitin 2021 janë 4 dorëheqje. Ndërkaq, në Departamentin për Integrim Evropian, (ish-MIE) në kuadër të ZKM-së, në vitin 2021 kanë dhëne dorëheqje 6 zyrtarë. Në vitin 2022 kanë dhënë dorëheqjen 11 zyrtarë”, është thënë në përgjigjen e Zyrës së Kryeministrit për gazetën Nacionale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark