Këtë vikend është bërë tollovi në pikën kufitare në Merdarë. Krejt kjo pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të kaluar mallrat serbe. Mirëpo meqenëse kamionët tani po duhet të kontrollohen kjo po kjo po shkakton pritje të gjata.
Në pamjet e siguruara nga Insajderi shihen kolona kilomtereshe me kamionë e vetura.
Ndërkohë qytetarë të cilët kanë udhëtuar këto ditë nga merdarja i kanë thënë Insajderit se kanë pritur deri në 2 orë në kufi.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me 7 tetor ka thënë se Qeveria e ka ndërruar masën e sigurisë nga kufizimi i plotë, në kontroll të shtuar, deri në sigurim të skanerëve të avancuar.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim: