Në Irak, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Bagdad, Stuart Jones, u takua me Ministrin irakian të Mbrojtjes Khalid al-Obeidi, pas dy sulmeve vdekjeprurëse, që shkaktuan të paktën 124 të vrarë dhe 186 të plagosur. Të dy zyrtarët biseduan për mënyra e bashkëpunimit më të mirë mes të dy vendeve në luftën kunëdr Shtetit Islamik.
Sulmi i parë ishte vetëvrasës, ai ndodh pak pas mesnatës në një zonë tregtare me shumë njerëz, distrikti Karrada, duke shkaktuar të paktën 119 të vrarë dhe 170 të plagosur. Ky ishte sulmi më vdekjeprurës në Irak këtë vit.
Përgjegjësinë e mori grupi Shteti Islamik, që tha se në shënjesëtr kishte patur betimtarë shiitë që grupi xhihadist i konsideron si heretikë.
Shpërthimi i dytë ndodhi në rajonin Shaab të Bagdadit, atje u vranë 5 persona dhe u plagosën 16 të tjerë. Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm./VOA