Dhjetëra njerëz janë vrarë dhe lënduar sot gjatë një serie të sulmeve ajrore në qytetin Raka, në veri të Sirisë, njofton Grupi Vëzhgues Sirian për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Britani të Madhe.
Në njoftim thuhet se në mesin e të vrarëve ka gra dhe fëmijë dhe se më shumë se 60 njerëz janë lënduar. Nuk janë dhënë hollësi nëse forcat ruse apo siriane i kanë kryer sulmet ajrore.
Armëpushimi në Siri hyri në fuqi para tri javësh, duke e ulur nivelin e dhunës, por jo edhe ndaljen e luftimeve, në një kohë kur bisedimet paqësore për Sirinë po vazhdojnë në Gjenevë.
Marrëveshja për armëpushim nuk e përfshin grupin terrorist Al-Qaeda dhe militantët e Shtetit Islamik, kryeqyteti i të cilëve, de facto, është Raka në Siri. /rel