Dhoma më e qetë në botë ku askush nuk mund të qëndrojë 45 minuta për një arsyeje të çuditshme - Insajderi
×
Teknologji

Dhoma më e qetë në botë ku askush nuk mund të qëndrojë 45 minuta për një arsyeje të çuditshme

Insajderi
01 March 2019 - 17:48
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ekipi i Mikrosoftit ka shpenzuar rreth 1.5 milionë dollarë për të ndërtuar dhomën më të qetë në tokë e cila gjendet brenda kampusit Redmont të tyre në Uashington, shkruan Insajderi.

Pas ndërtimit të kësaj dhome, është zbuluar se është shumë e qetë për disa persona, dhe askush nuk ka qenë në gjendje të kaloj më shumë se 45 minuta të mbyllur brenda.

Dhoma është aq e qetë saqë shumë njerëz janë ankuar se gjithçka e tyre i shqetësonte, duke filluar nga zhurma e frymëmarrjes së tyre e deri tek gurgullima e stomakut.

Gjithashtu pas daljes nga dhoma, ka qenë e vështirë për shumë persona të përshtaten me kaosin që i rrethon në përditshmëri.

Ky ambient është 6.36 metra katror, i ndërtuar me gjashtë shtresa të betonit, secila nga ato rreth 30 cm e trashë. Ky izolim perfekt ndihmon në eliminimin e zhurmës që vjen nga ambienti i jashtëm.

Muret, dyshemeja dhe tavani janë të mbuluar me disa qarje gjigante nga një material shumë i fortë për të bllokuar çdo tingull.

Chris Kujaëski, drejtori i dizajnit në ekipin Mikrosoft, tha se kjo dhomë ishte shumë e rëndësishme për firmën, sepse tregon nivelin e punës dhe nuancën e produktit të tyre për të cilën shumë pak njerëz kanë njohuri./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark