
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka pritur në vizitë, kryetaren e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.
Në një njoftim të Ministrisë së Drejtësisë bëhet e ditur se Haxhiu dhe Trendafilova diskutuan për punën e Dhomave të Specializuara.
“Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka pritur në vizitë, kryetaren e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova me të cilën diskutuan për punën e Dhomave të Specializuara, përgjegjësitë e saj, të drejtat e palëve në procedurë, roli i Avokatit të Popullit dhe bashkëpunimi ndërinstitucional”, thuhet në njoftim.
Të mërkurën, Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar fshehurazi me kryetaren e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.
Shtojmë se një vizitë e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, me përfaqësues të shoqërisë civile në Gjilan është anuluar për shkak protesta të paralajmëruara nga PSD. Kësaj proteste i ishte bashkuar edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së./GazetaInsajderi