"Dhomë gjumi, orendi, televizora", kapet nga Policia një person, po sillte mallra të kontrabanduara nga Europa në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Dhomë gjumi, orendi, televizora”, kapet nga Policia një person, po sillte mallra të kontrabanduara nga Europa në Kosovë

    Insajderi
    20 March 2025 - 13:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shtetas kosovar ka tentuar të fuste në Kosovë disa mallra nga Europa përmes rrugëve ilegale.

    Ai është kapur nga policia, e cila gjatë një operacioni në fshatin Novosellë tha se kanë vërejtur lëvizje të dyshimta të disa personave, të cilët dyshohet se po kryenin veprime të paligjshme si dhe kanë identifikuar një mjet furgon të dyshuar me targa vendore.

    “Lidhur me rastin njësitë policore kanë reaguar në mënyrë të menjëhershme, me ç’rast është arritur të ndalohet furgoni i dyshuar, ku pas kontrollit të tij është konstatuar se drejtuesi i tij mashkull kosovar kishte të ngarkuar mallra të ndryshme të sjella nga Evropa, si: dhomë gjumi, orendi kuzhine, 1 televizor, 6 telefona mobilë, enë kuzhine, pajisje të tjera shtëpiake me vlerë të konsiderueshme”.

    Bazuar në dyshimet e arsyeshme, policia tha se dyshohet se malli i gjetur është futur në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale, me qëllim përfitimi personal ose në dobi të një personi tjetër.

    “Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është cilësuar si ‘kundërvajtje doganore’, ndërsa malli i sekuestruar i është dorëzuar Doganës për vlerësim dhe procedim të mëtejshëm. Furgoni është sekuestruar nga Policia e Kosovës, pasi drejtuesi i tij po e drejtonte automjetin gjatë periudhës së ndalimit të patentë-shoferit. Policia e Kosovës do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës dhe veprimeve të tjera të paligjshme, duke garantuar rendin dhe sigurinë në kufijtë shtetërorë”, tha policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark