Dhuna e militantëve të Berishës lajm në mediat ndërkombëtare: Luftë për pushtet në PD - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dhuna e militantëve të Berishës lajm në mediat ndërkombëtare: Luftë për pushtet në PD

    Insajderi
    08 January 2022 - 17:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sali Berisha shkundi sot partinë që themeloi 30 vite më parë. Mbështetësit e tij shqyen dhe shkallmuan dyert e partisë duke u futur brenda dhe shkatërruar gjithçka që u doli përpara në katin e parë, teksa në të dytin ndodhej kupola drejtuese e PD-së zyrtare.

    Pas thirrjes së Lulzim Bashës, policia e shtetit ndërhyri duke larguar protestuesit me gaz lotsjellës. Mbi 30 janë protestuesit e shoqëruar.

    Pas tre orës protesta u mbyll, por vetëm për sot, theksoi Sali Berisha që u shpreh i vendosur për të vazhduar aksionin.

    Jo vetëm te fqinjët, por protesta bëri jehonë në mediat botërore që i kushtuan hapësirë dhunës dhe vandalizmit që tronditi selinë e PD-së.

    “Policia hodhi gaz lotsjellës kundër protestuesve në selinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë në opozitë që ndodhet në një luftë për pushtet” shkruan “Reuters”.

    “Sali Berisha u përjashtua nga partia vitin e kaluar pasi Uashingtoni e ndaloi atë të hynte në Shtetet e Bashkuara për korrupsion” shkruan “Euronews”.

    “Jerusalem Post” thekson se “Gjatë trazirave të së shtunës, mbështetësit e Berishës përdorën çekiç për të thyer dyert”. Gjithashtu “Washington Post” ka pasqyruar lajmin.

    “Incidente të rënda” i cilësojnë mediat greke që shtojnë se “kriza në Partinë Demokratike të Shqipërisë ka shkaktuar shqetësim të përgjithshëm”.

    Ditën e sotme pas më shumë se tre orësh protestë dhe dhunë, Sali Berisha u tërhoq duke mbyllur tubimin me premtimin se do të rikthehet sërish deri në arritjen e qëllimit final që është largimi i Lulzim Bashës nga zyra. / Abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark