Ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tetovë. Nusja ka sulmuar fizikisht burrin dhe vjehrrin e saj.
Rasti ka ndodhur ditën e djeshme, ku sipas policisë, rreth orës 18:30, E.B. kishte dëmtuar një pjesë të orendive në shtëpinë e tyre familjare, pas së cilës ajo ka sulmuar fizikisht vjehrrin 60-vjeçar dhe bashkëshortin e saj I.B..
Ndërsa gjatë arrestimit ka raportuar se më parë ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti I.B.
Ata janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse, thuhet në njoftimin e policise.