“Dhunë në familje” – gjykata dënon Princ Lekën dhe ish-vjehrrin, Elia Zaharia shpallet e pafajshme – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Dhunë në familje” – gjykata dënon Princ Lekën dhe ish-vjehrrin, Elia Zaharia shpallet e pafajshme

    Insajderi
    21 January 2025 - 12:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Tiranës dënoi Princ Leka Zogun me 1 vit burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi zbriti në 8 muaj dhe u vendos pezullim në 16 muaj shërbim prove, për akuzën “Dhuna në familje”.

    Gjyqtarja Migena Laska dënoi me 10 muaj Gjergj Zaharinë, babain e Elias, ku me gjykim të shkurtuar dënimi zbret në 6 muaj e 20 ditë.

    Gjykata vendosi ta pezullojë dënimin në 1 vit e 40 ditë me kusht.

    E njëjta gjyqtare shpalli pafajësi për Elia Zaharinë, pasi fakti nuk përbën vepër penale.

    Të tre personat të cilët akuzohen për “dhunë në familje”, u gjykuan me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

    Ngjarja u shënua në muajin mars 2024, në pallatin mbretëror.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark