Dhunë në parlamentin e Afrikës së Jugut  – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Dhunë në parlamentin e Afrikës së Jugut 

    Insajderi
    09 February 2017 - 23:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dhuna shpërtheu në Parlamentin e Afrikës së Jugut, ndërsa deputetë të opozitës u përpoqën që të ndërpresin fjalimin për kombin të presidentit Jacob Zuma.

    Anëtarët e partisë radikale “Luftëtarët e Lirisë Ekonomike”, të gjithë të veshur me të kuqe, u përleshën me rojet e sigurisë, të cilët pas disa minutash shkëmbimi grushtesh mundën t’i nxjerrin jashtë sallës, raporton T Ch.

    Presidenti Zuma kishte tentuar dy herë që të niste fjalimin e tij, por ishte ndalur nga thirrjet e deputetëve të partisë radikale.

    Dhuna në Parlament ishte mbase një zgjatim i asaj që ndodhi jashtë ndërtesës, ku policia përdori forcën dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë mbështetësit e opozitës dhe të qeverisë që manifestonin.

    Presidenti Zuma është akuzuar shpesh për korrupsion dhe menaxhimin e keq të ekonomisë. Prej kohësh, deputetët e opozitës, por dhe opozita në përgjithësi, kërkojnë dorëheqjen e tij, kërkesa që janë përsëritur edhe nga protestat kundër qeverisë së tij. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark