Policia e Kosovës është në kërkim të një dyshuari për dhunimin që ka ndodhur me datë 29.11.2024 në Istog.
Policia thotë se informatën se qarkullon një video incizim nga keqpërdorimi seksual e ka marrë përmes rrjete socialeve.
“Është pranuar një informatë se përmes rrjeteve sociale është duke qarkulluar një video incizim me përmbajtje të keqpërdorimit seksual. Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore është identifikuar viktima femër kosovare dhe i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Në vazhdimësi të veprimeve policore është kërkuar i dyshuari në shtëpinë e tij, por nuk është hasur, pasi që dyshohet se gjendet jashtë Kosovës.
Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet relevante policore