×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dhunimi i 11 vjeçares në Prishtinë – Dy personat e tjerë të arrestuar mbrëmë janë të mitur

    Insajderi
    30 August 2022 - 08:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy personat e tjerë të arrestuar të hënën, si të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, janë të mitur. I dyshuari i pestë është identifikuar dhe ndodhet në kërkim policor.

    Me urdhër të prokurorit të shtetit, dy të dyshuarit e mitur janë dërguar në mbajtje për 24-orë.

    Këto informacione i ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

    “Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar edhe dy persona të tjerë të përfshirë në këtë rast (të mitur). Të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 24 orë, për të vazhduar tutje me veprimet të tjera procedurale ligjore”, tha Ulaj për Insajderin.

    I moshës madhore, si i dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares është Ekrem Rexhepi (26-vjeç), ndërsa vëllai i tij dhe dy të tjerët janë të mitur. Teksa personi i pestë është kërkuar në shtëpinë e tij por nuk është gjetur, ka njoftuar policia.

    Është zbuluar identiteti i 26 vjeçarit i cili po mbahet në paraburgim nën akuzën për dhunimin e një vajze 11 vjeçe. Njeri nga pesë të dyshuarit është Ekrem Rexhepi, shkruan Gazeta Insajderi.

    Kjo ngjarje e tmerrshme dyshohet se nisi në parkun e lagjes Arbëria e më pas në disa lokacione tjera.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark