Një person 20 vjeçar, i burgosur, është dhunuar seksualisht nga dy persona të tjerë brenda burgut të Dubravës.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në dhomën ku ai ishte me dy të burgosur të tjerë.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
Nikçi ka thënë se rasti ka ndodhur javën e kaluar, ndërsa i njëjti është raportuar para disa ditësh.
“Rasti ka ndodhur javën e kaluar, është raportuar këto ditë. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia, ndërsa prokurori i shtetit ka kërku që me u bo ekzaminimi mjekësorë dhe jemi në pritje të raportit për të marrë veprime të mëtutjeshme”, është shprehur ai.