Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrrestuar një person pasi dyshohet se ka dhunuar një të mitur në Rahovec.
Sipas policisë, i dyshuari ka kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e të miturës.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e viktimës, me viktimën femër kosovare- e mitur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin e policisë.