×
  • Lajme
  • Lajme

    Dhunohet një grua në Pejë, përfundon në QKUK

    Insajderi
    13 October 2024 - 09:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua dyshohet të jetë dhunuar nga një burrë mbrëmjen e së premtes në Pejë.

    Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor, ku thuhet se i dyshuari është arrestuar teksa viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor, shkruan Insajderi.

    “Pejë 11.10.2024-23:00. Raportohet se një femër kosovare ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar. Viktima është dërguar në ekzaminim mjekësorë  në QKUK”, thuhet në njoftim.

    Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e mbajtjes, njofton tutje policia. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark