‘Dhunuesi’ i femrave në Tiranë me emrin Denis i cili u arrestua ditë më parë pasi sulmoi një vajzë të re është lënë i lirë. ‘JOQ’ ka ndarë disa postime që ai ka bërë në rrjetin social ‘Instagram’ pasi u la i lirë.
Denisi i është rikthyer sërish postimeve në rrjetet sociale, duke postuar video duke i rënë murit me grusht dhe duke u tallur me komentuesit.
Në fotot e mëposhtme Denisi ka ripostuar në profilin e tij disa komente të ndryshme në lidhje me veprimet e tij ndaj femrave, ndërsa ajo që bie në sy është edhe një dorë e kuqe që ringrihet. Ende nuk dihet kuptimi i postimeve të tij, por në një tjetër video të postuar nga vetë dhunuesi, ai shfaqet duke grushtuar.