Dhurata e shtetit për policin shqiptar në ditën e pensionimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dhurata e shtetit për policin shqiptar në ditën e pensionimit

    Insajderi
    26 May 2016 - 16:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Saimir Tahiri, i ka organizuar një lamtumirë emocionale policit që u pensionua pas 45 viteve shërbim në policinë e shtetit.

    Në shenjë mirënjohje, ministri Tahiri i ka bërë atij dhuratë motoçikletën të cilën zyrtari policor e kishte shfrytëzuar për 22 vite.

    Ngjarja është incizuar dhe është publikuar në rrjete sociale.

    Vetë ministri Tahiri ka thënë te jetë emocionuar në momentin kur i ka dhuruar policit motoçikletën.

    “Emocion i pamasë edhe për mua, për të gjithë ne, pas 45 viteve në Polici, Xhemili doli sot ne pension. Faleminderit me gjithë zemër për shërbimin në Policinë e Shtetit. Frymëzim për të rinjtë e te rejat”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark