Dhurata Hoxha pritet ta marrë drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dhurata Hoxha pritet ta marrë drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë

    Insajderi
    11 July 2016 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kabinetit qeveritar do t’i shtohet dhe një ministre. Ajo pritet të jetë Dhurata Hoxha, e cila pritet ta marrë drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë. Ajo ka përvojë profesionale që ndërlidhet me hartimin e legjislacionit që ka të bëjë me sigurinë e shtetit.

    E pa ekspozuar shumë në publik, Hoxha ka parapëlqyer të bëjë punën profesionale, larg zhurmës së medieve. Krejt kjo, pavarësisht se ishte në detyrën e këshilltares në kabinetet më të rëndësishme të institucioneve të shtetit, raporton lajmi.net.

    Puna e fundit që bën është këshilltare politike e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
    Ndryshimi i pozitës së Hoxhës, e cila shkollimin e lartë e ka të përfunduar në universitetet si ai “Georgetown” në Washington, vjen pasi kryesia e PDK-së, javën e kaluar, e votoi unanimisht propozimin që ajo të marrë drejtimin si Ministre e Drejtësisë.

    Pas këtij propozimi të PDK-së, si partner i koalicionit me LDK-në, pritet që brenda javës, Hoxha të emërohet në këtë post nga Kryeministri Isa Mustafa.

    Ajo do të zëvendësojë Hajredin Kuçin, që vjen nga partia e saj, i cili do të mbajë vetëm postin e zëvendëskryeministrit të vendit.

    Ajo po ashtu ka përvojë edhe si këshilltare e ish-kryeministrit Hashim Thaçi.

    Karrierën Hoxha e nisi në vitin 1999, ku punoi në Ambasadën e Britanisë së Madhe, si menaxhere e projekteve, kurse më vonë edhe në Zyrën Amerikane (tani Ambasada e SHBA-së) në Prishtinë në seksionin POL /ECON.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark