Javën e kaluar mbërritën kufjet wireless të shumtë pritura të Apple. Ato ishin subjekt i vonesave të vazhdueshme për të dalë në shitje shkaku i problemeve teknike aq sa u vu në dyshim një debutim i mundshëm në 2016-tën.
Por humbja më e madhe e Apple ishte mungesa e kufjeve wireless në “sezonin e pushimeve të fundvitit” ku mbarë bota drejtohet dyqaneve për të blerë një dhuratë për njerëzit e dashur, shkruan Pcworld.
Grafiku i paraqitur e ilustron më së miri pse Apple humbi shumë. 40% e të anketuarve nga Consumer Technology Association, thanë se kufjet janë dhurata teknologjike më e kërkuar këtë vit duke i vendosur përpara një telefoni.