Hoxhës nga Prizreni, Mazllam Mazllami, ditë më parë i është bërë një dhuratë nga xhemati i tij në rastin e pensionimit, duke i blerë veturë të tipit Mercedes, në vlerë rreth 15 mijë euro.
Në emisionin Debat Plus, Hoxha Mazlllam Mazllumi ka thënë se shokëve iu ka ra ndërmend të na bëjën një makinë modeste për pensionim.
Ai ka theksuar se dhurata është e shtrenjtë, dhe ka thënë se të shkëmbejmë dhurata sa më shumë.
“Jam punëtor i BIK që 34 vjet në Prizren. Merrem me Islam mbi 40 vite. Pasi po iku në pension, ka qenë hedije prej shokëve miqve, të cilëve ju ka ra ndërmend të bëjnë një surprizë makinë modeste, ajo është modeste sepse është e vjetër, nuk është e re”, tha hoxhë Mazllumi.