Angel Di Maria i ka dhënë lamtumirë futbollit me Kombëtaren e Argjentinës në mënyrën më të mirë të mundshme.
Sulmuesi anësorë fitoi një tjetër Kupë të Amerikës me fanellën e Argjentinës, derisa në minutën e 117-të u largua me lot në sy nga ndeshja.
“Ishte e shkruar, kështu ishte. Kam ëndërruar për këtë, se do të arrijmë në finale dhe se do të fitojmë. Unë nuk e di çfarë të them. Ka shumë ndjesi, i jam përjetësisht mirënjohës Federatës, më dha gjithçka. Argjentina është dashuria dhe vendi im. Faleminderit”, deklaroi Di Maria.
Suksesi i fundit i skuadrës bardhekaltër nuk e ka ndryshuar mënyrën e të menduarit të futbollistit.
“Duket e lehtë, por është shumë e vështirë. Unë kam jetuar në anën tjetër për 11 vjet dhe ne duhet të insistojmë. Ne donim t’u jepnim këtyre të rinjve më shumë trofe më parë, por nuk ishte e mundur dhe ne duhej të vazhdonim të luftonim, të këmbëngulnim dhe ia dolëm”, vazhdoi Di Maria.+
Krejt në fund ai foli edhe për lëndimin e Lionel Messit në finale.
“Unë nuk jam i lumtur me mënyrën se si u largua nga fusha, me atë që i ndodhi kyçit të këmbës së tij, por për fat ne mundëm t’i jepnim atij këtë gëzim”, deklaroi Di Maria.