Diagnostikimi i Biden me kancer, reagon Kamala Harris - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Diagnostikimi i Biden me kancer, reagon Kamala Harris

    Insajderi
    19 May 2025 - 08:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-zëvendëspresidentja e Amerikës, Kamala Harris i ka uruar shërim të shpejtë, ish-presidentit Joe Biden, pas diagnozës me kancer të prostatës.

    Ajo shprehet e pikëlluar për këtë lajm, por thotë se Bideni do ta përballokë këtë sfidë me të njëjtën forcë, qëndrueshmëri dhe optimizëm që gjithmonë kanë përcaktuar jetën dhe udhëheqjen e tij.

    “Doug dhe unë jemi të pikëlluar kur mësuam për diagnozën e kancerit të prostatës të Presidentit Biden. Ne e mbajmë atë, dhe gjithë familjen e tij në zemrat dhe lutjet tona gjatë kësaj kohe”.

    “Joe është një luftëtar – dhe unë e di se ai do ta përballojë këtë sfidë me të njëjtën forcë, qëndrueshmëri dhe optimizëm që kanë përcaktuar gjithmonë jetën dhe udhëheqjen e tij. Shpresojmë për një shërim të plotë dhe të shpejtë”, ka thënë Harris.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark