Dialogu me Beogradin vazhdon pas lirimit të Ramush Haradinajt – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dialogu me Beogradin vazhdon pas lirimit të Ramush Haradinajt

    Insajderi
    11 April 2017 - 14:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Kosovës për Dialog, Edita Tahiri ka deklaruar se dialogu me Beogradin mund të vazhdojë pasi të lirohet dhe kthehet në Kosovë lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe pasi që Kuvendi tha shfuqizojë Rezolutën për pezullimin e bisedimeve.

    “Në momentin kur hiqet pezullimi (nga Kuvendi i Kosovës), dhe kjo do të ndodhë në momentin kur do të lirohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, atëherë Kosova duhet të vazhdojë t’i përmbushë obligimet e Marrëveshjes së Stabilizim – Asociimit dhe në kuadër të saj edhe të dialogut të Brukselit”, ka deklaruar Tahiri pas raportimit në Komisionin për Stabilizim-Asociim.

    “Besoj që Haradinaj do të lirohet, sepse ai po mbahet padrejtësisht në Francë dhe pastaj është Kuvendi i Kosovës që duhet të marrë vendimin e ri, për heqjen e pezullimit”, ka theksuar Tahiri.

    Ajo ka thënë se do ta respektojë plotësisht Rezolutën e Kuvendit për pezullimin e dialogut me Beogradin, përderisa të mos lirohet Ramush Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark