×
  • Lajme
  • Lajme

    Dialogu Kosovë-Serbi, ambasadori Bajrami: Pa njohje reciproke, s’mund të ketë normalizim

    Insajderi
    14 June 2024 - 12:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Pa njohje reciproke, nuk mund të ketë normalizim”, kështu ka thënë ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

    Përmes një postimi në platformën “X”, ai tutje është shprehur se qëllimi i dialogit të udhëhequr nga BE-ja është të arrihet normalizimi i plotë i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Është e thjeshtë: Qëllimi i Dialogut në Bruksel i udhëhequr nga BE-ja është të arrihet normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pa njohje reciproke, s’mund të ketë normalizim”, ka shkruar Bajrami.

    Ky reagim i ambasadorit Bajrami vjen një ditë pas deklaratave të ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, i cili dje tha se njohja formale e Kosovës nuk do të jetë kusht për hyrjen e Serbisë në BE, por normalizimi i marrëdhënieve fqinjësore me të.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark