Krasniqi: Nuk ftuam seancë të përplasemi me Kurtin, dialogu është interesi jonë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Krasniqi: Nuk ftuam seancë të përplasemi me Kurtin, dialogu është interesi jonë

    Insajderi
    13 February 2023 - 12:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se seanca e Kuvendit e ftuar të hënën nga opozita, nuk ka karakter të përplasjes, por të informimit me atë se çka po ndodh në dialogun me Serbinë.

    Ai tha në Kuvend se dialogu me epilog, me njohje të ndërsjellë mes dy vendeve, është fjalia e parë që përmbledh interesin tonë.

    “Do të kishte qenë e udhës që Qeveria të na kishte ftuar neve në Kuvend që ta njoftonte për dialogun. Do të ishte e udhës që në rast nevoje të na kërkonte ndihmë…Por ja që u deshtë që në si opozitë ta ftojmë këtë debat. Kjo seancë e ftuar nuk ka karakter të përplasjes por ka karakter të informimit me atë se çfarë po ndodhë në dialog. Ne si PDK qëndrimet i kemi të njohura dhe konsistente. Ne vlerësojmë angazhimin e koordinuar të partnerëve tanë ndërkombëtarë”, tha Krasniqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark