×
  • Lajme
  • Lajme

    Dialogu teknik vazhdon nesër në Bruksel – Stano: Prioriteti zbatimi i marrëveshjes

    Insajderi
    01 July 2024 - 13:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë se nesër do të ketë një takim në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në nivelin e negociatorëve kryesorë.

    Gjatë një konference, Stano theksoi se urgjente është fillimi i zbatimit të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell Insajderi.

    “Detyra është normalizimi i marrëdhënieve”, tha Stano dhe shtoi se në fund, vetë palët do të përcaktojnë se çfarë e konsiderojnë normalizim të marrëdhënieve dhe cilat do të jenë pasojat kur të arrijnë atë, me ndihmën e BE-së.

    Raundi i ri i këtij dialogut vjen pasi të mërkurën e kaluar u mbajt dialog i nivelit të lartë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në të cilin morën pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark