Diamanti “blu mbretëror” pritet të shitet në ankandin e datës 7 nëntor në Gjenevë me vlerën mbi 50 milionë dollarë. Guri i çmuar, unik e i rrallë me një madhësi 17.6 karat është vendosur në një unazë.
Ky është zyrtarisht guri më i rrallë në tokë, si nga madhësia ashtu edhe nga ngjyra.
Ankandi i datës 7 nëntor, do të jetë i veçantë, për shumë sende të tjera interesante, përveç diamantit, që pritet të dalin në shitje.
Pjesë e ankandit të veçantë do të jetë edhe një orë Rolex, e aktorit Marlon Brando, e vitit 1979, në filmin “Apokalips nou” që pritet po ashtu të shitet miliona dollarë dhe perlat e Odri Hepburn, në filmin “Roman Holiday” i vitit 1953./Alsat.mk