×
  • Lajme
  • Botë
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Diamanti më i madh i zbuluar në 100 vitet e fundit, dështon të shitet në Londër

    Insajderi
    30 June 2016 - 17:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me madhësinë sa topi i tenisit, diamanti i quajtur “Lesedi la Rona”, ka dështuar tw shitet duke mos gjetur një blerës të mundshëm të martën, njofton The Guardian.

    Një rezultat zhgënjyes për një diamant të quajtur “zbulimi i jetës” nga udhëheqësi i artarisë “Sothesby” në Londër.

    Diamanti u zbulua në një minierë të Botsuana-s në pronësi të kompanisë Lucara Diamond Corporation të Kanadasë. Ai kap vlerën e 1,109 karatësh dhe është për nga cilësia diamanti i dytë më i vlefshëm sipas kualitetit gem i zbuluar ndonjëherë. Emri i tij e ka kuptimin “drita jonë” në gjuhën “Tsuana”.

    Një zëdhënëse theksoi se çmimi maksimal për shitjen e tij qe 60 milionë dollarë, pra nën minimumin sa kishte ofruar Sothersby-70 milionë dollarë.

    Asnjë diamant i kësaj madhësie nuk kishte qenë ndonjëherë në një ankand. Dhe pas ankandit tjetër të mërkurën nuk dihet se kur do të shitet. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark