Shtëpia e ankandit të Londrës Sotheby’s në Gjenevë për 31.6 milionë dollarë amerikanë ka shitur diamantin rozë në formë të dardhës 15.38 karatë të quajtur “Unique Pink”,
Ky diamant i është shitur një blerësit aziatik identiteti i të cilit nuk dihet, shkruan CNN.
Megjithatë, diamanti më i shtrenjtë rozë i shitur mbetet “Graff Pink” prej 24.78 karatë të cilin Sotheby’s e shiti nën nëntor të vitit 2010 për 46.2 milionë dollarë.
Diamanti “Pink Star” i shitur për një shumë të pabesueshme prej 83.4 milionë dollarë në ankandin e Sotheby’s-it edhe më tej është diamanti më i shitur në botë./Insajderi.com