Diaspora e LDK-së kërkon që me gazetarin Kajtazi të merret drejtësia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Diaspora e LDK-së kërkon që me gazetarin Kajtazi të merret drejtësia

    Insajderi
    24 March 2016 - 14:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Diaspora e Lidhjes Demokratike të Isa Mustafës në Zvicër, Suedi, Norvegji dhe Beneluks i janë bashkuar thirrjes së LDK-së në Prishtinë për dënimin e gazetarit të Insajderit, Vehbi Kajtazi.

    Haki Latifi, kryetar i Degës së LDK në Zvicër, Qibrije Hoxha, kryetare e Degës së LDK në Suedi, Daut Haxhaj, kryetar i Degës së LDK në Norvegji dhe Bahtir Kastrati, ushtrues i detyrës kryetari i Degës për Beneluks, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët me të cilën kanë thënë se “me shqetësim po i përcjellin ngjarjet rreth implikimit të mediave në privatësinë e familjarëve të Kryeministrit Isa Mustafa”.

    Ata kanë thënë se raportimi për kërkesën për azil të vëllai të kryeministrit, është veprim i pamatur, i dëmshëm dhe mesazh i keq që i dërgohet botës.

    Për këtë kanë thënë se duhet dënim nga ana e drejtësisë.

    “Konsiderojmë se veprimet e tilla të pamatura të gazetarëve ndaj kujtdo e në veçanti ndaj qytetarëve të Kosovës të cilët janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe prej të cilëve nuk është marrë leje për zbulimin e privatësisë së tyre, nuk janë humane, nuk i bëjnë mirë konsolidimit të demokracisë, janë në kundërshtim me etikën e gazetarisë dhe mendojmë se rreth kësaj ngjarjeje fjalën e vet duhet ta thotë drejtësia”, thuhet në komunikatë.

    Këta kryetar degësh të LDK-së kanë thënë se presin nga mediat tjera që reagojnë dhe t’i kundërshtojnë vetë veprimet e tilla të Insajderit të cilat siç kanë thënë, “janë në kundërshtim me etikën e gazetarit dhe misionit e tyre të shenjtë”.

    Këta aktivistë të LDK-së, kanë thënë se “gazetarët duhet jenë të vëmendshëm që t’i dënojnë ndikimet e qarqeve të ndryshme në gazetarinë tonë, të cilat shpesh herë kanë për qëllim destabilizimin e proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova”.

    “Po ashtu presim nga mediat që të merren më shumë me çështjet jetike të qytetarëve të cilat janë të bollshme dhe shumë të domosdoshme në Kosovë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark