Diaspora me interesim të madh për zgjedhjet lokale: Mbi 46 mijë shtetas të regjistruar për votim me postë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Diaspora me interesim të madh për zgjedhjet lokale: Mbi 46 mijë shtetas të regjistruar për votim me postë

    Insajderi
    31 August 2025 - 12:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 29 gusht ka përfunduar afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

    Nga data 23 korrik dhe deri më 29 gusht, KQZ ka bërë të ditur se janë pranuar 56 mijë e 778 aplikime për regjistrim për votim me postë, prej të cilave janë aprovuar 46 mijë e 15, ndërkaq janë refuzuar 10 mijë 94, shkruan Insajderi.

    “Të dhënat përfundimtare do të publikohen në javën e parë të muajit shtator, me rastin e certifikimit të Listës së Votuesve për Zgjedhjet Lokale 2025”, thuhet tutje në njoftim.

    Më gjerësisht: https://kqz-ks.org/te-dhena-nga-perfundimi-i-regjistrimit-te-votuesve-jashte-kosoves-per-votim-me-poste-ne-zgjedhjet-lokale-2025/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark