×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Diaspora nga Plava e Gucia ndërtojnë shtëpi kulture në fshatin Vuthaj

    Insajderi
    09 February 2017 - 14:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Vuthaj, që është fshati më i madh i banuar me shqiptarë në krahinën e Plavë-Gucisë, gjatë vitit mbahen disa manifestime kulturore me karakter gjithëkombëtar e lokal.

    Diaspora shqiptare nga Plavë-Gucia në ShBA, e cila është e përqendruar kryesisht në New York, dhe që tani është shumëfish më e madhe se numri i atyre që kanë mbetur në këtë krahinë, ka ndërmarrë një aksion për mbledhjen e 130 mijë dollarëve për ngritjen e shtëpisë së kulturës në fshatin Vuthaj, shkruan KultPlus.

    Esat Gjonbalaj, i cili bashkë me veprimtarë të tjerë atje i prin këtij aksione, bën të ditur se deri më 6 shkurt janë grumbulluar 101.500 dollarë. Ai shprehet i bindur për Koha.net, se shumë shpejt do të mblidhet e gjithë shuma e paraparë për ngritjen e këtij objekti, që i mungonte vendlindjes së tyre. Siç saktëson ai, ky objekt do të ketë një hapësirë 414 metrash katrorë.

    Kontribute për ngritjen e këtij objekti, ani pse Vuthajt i përkasin Komunës së re të Gucisë, e ndarë tash vonë nga ajo e Plavës, po mbështetet edhe nga shqiptarë me origjinë nga fshatra të komunës tjetër.

    Në listën e deri tash të 150 kontribuesve ka që kanë dhënë nga 3.000, 2.500 e 2.000 dollarë, por dominojnë ata që kanë dhënë nga 1.000 dollarë.

    plava

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark