Një njgarje e rëndë është regjistruar në mesnatë në fshatin Allabegi, Maqellarë.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi Flori Tonuzi ka qëlluar me thikë vëllin e tij Benard Tonuzi.
23 vjeçari ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
Nga informacionet paraprake dyshohet se Flori Tonuzi, 26 vjeç vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes. /OraNews.tv