×
  • Lajme
  • Lajme

    DiCaprio sërish me thirrje që të mbrohen bukuritë natyrore të Shqipërisë: Të bëhet Parku Kombëtar Vjosa

    Insajderi
    11 March 2021 - 21:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktori, Leonardo DiCaprio si dhe një nga të famshmit më aktiv për ndryshimet klimatike në botë, sërish ka bërë thirrje që të mbrohen bukurit e rralla natyrore shqiptare.

    Së fundi ai ka bërë thirrje që të mbrohet Lumi Vjosa në Shqipëri, shkruan Gazeta Insajderi.

    DiCaprio në llogarinë e tij në Instagram ka bërë thirrje që të mbrohet dhe të krijohet Parku Kombëtar i Vjosës.

    Ai ka shkruar se Vjosa është lumi më i madh i egër në Evropë dhe shtëpia e më shumë se 1 mijë speciave.

    “Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Evropë. Nga malet e Greqisë deri në Detin Adriatik në Shqipëri, ai shtrihet në 300 kilometra, plotësisht i lirë nga barrierat artificiale, si digat e hidrocentraleve. Lumenjtë dhe përrenjtë që janë degë të Vjosës janë shtëpia e më shumë se 1,100 specieve të botës së egër, shumë prej të cilave janë të kërcënuara”, ka shkruar DiCaprio në Instagram.

    Tutje aktori ka shkruar se “Vjosa është kurora e Zemra e Kaltër e Evropës dhe njerëzit në të gjithë Shqipërinë duan ta mbrojnë atë përgjithmonë. Ata i kërkojnë qeverisë së Shqipërisë të krijojë Parkun Kombëtar Vjosa, i cili do të ishte parku i parë i lumit të egër në Evropë”, ka përfunduar në DiCaprio. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark