“Diçka po gatuhet në Tiranë”, a negocionte që një vit Dukagjin Lipa tinëz me Erion Veliajn? – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Diçka po gatuhet në Tiranë”, a negocionte që një vit Dukagjin Lipa tinëz me Erion Veliajn?

    Insajderi
    14 June 2022 - 20:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Festivali më i madh që u organizua disa herë në Kosovë, “Sunny Hill”, sivjet nuk do të mbahet në Kosovë. Organizatorët janë tërhequr.

    Ky vendim sipas Dukagjin Lipës erdhi si pasojë e zvarritjes së procedurave nga ana e Qeverisë për ta bërë të mundur mbajtjen e festivalit.

    Organizatorët i kanë njoftuar krerët e shtetit dhe ministrat se nuk do ta mbajnë festivalin në Prishtinë.

    Lipa i njoftoi ata përmes një letre në të cilën tregohej arsyeja e këtij vendimi, por, një postim i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt i shpërndarë para një viti, lë hapsirë për dyshime rreth kësaj “arsyeje”, shkruan Insajderi.

    Në fotografinë e postuar, Veliaj shihet bashkë me Lipen dhe bashkëshorten e tij duke dhënë “sinjal” për një bashkëpunim përmes përshkrimit “Dicka po gatuhet në Tiranë”.

    “Diçka po gatuhet në Tiranë me @dukagjinlipa & @AnesaLipa- bëhuni gati”, kishte shkruajtur Veliaj krahas fotografisë.

    Në anën tjetër, në letrën e dërguar nga Lipa thuhet se pavarësisht që janë bërë pothuajse tre vite në pritje të përgjigjies për dhënien e hapsirës për festival, kjo kohë prap ka qenë e pamjaftueshme që institucionet të marrin vendimin përfundimtar, shkruan Insajderi.

    “Edhe pse jemi duke hyrë në vitin e tretë të pritjes për përgjigje përfundimtare dhe finalizim të procesit për përcaktimin dhe dhënien e një hapësirë në shfrytëzim për masovizim të platformës së festivalit, për të krijuar një ekosistem të gjerë përfitues për interesat strategjike të shtetit tonë në mbarë botën, gjithë kjo kohë ka qenë e pamjaftueshme për institucionet relevante për marrjen e një vendimi përfundimtar, i cili do t’ia lejonte festivalit Sunny Hill përgatitjet e domosdoshme për mbajtjen e një edicioni dinjitoz në Prishtinë”, thuhet ndër të tjera në letren e dërguar.

    Megjithatë, për personat që kanë paguar biletë por nuk mund të shkojnë në Tiranë, nëpërmjet një njoftimi të shkurtër, organizatorët kanë bërë me dije se atyre do t’u kthehen paratë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark