Ka një yll muzikor në zgjedhjen e presidentit të zgjedhur francez Emmanuel Macron, ai është një pianist i zjarrtë amator, është raportuar nga rrjeti i radios Franceze Europe 1 në kuadër të diskutimit “Gjërat që nuk dini ende për Emmanuel Macron”. Së bashku me përmendjen e dashurisë së tij të vazhdueshme për karaoke, Evrope 1 raportoi se ai studioi piano për 10 vjet në konservatorin muzikor në Amiens, ku ai fitoi çmimin e tretë, përcjellë KultPlus.
Në një intervistë muajin e kaluar me ClassiqueNews.com, Macron tha se do të dëshironte të luante përsëri “sa më shpejt që të kem kohë” duke shtuar se ai ka një dashuri të veçantë për muzikën e Robert Schumann dhe Liszt. Kur u ngjit në postin e ministrit të ekonomisë në 2014, gazeta franceze Le Monde pretendonte se ai tashmë ishte mbiquajtur “Mozarti i Elysee-së”, një titull ky i përsëritur nga media të tjera të lajmeve, duke përfshirë edhe Die Welt të Gjermanisë vitin e kaluar. Sipas biografit të tij, gazetares Anne Fulda, bashkëshortja e tij i kishte thënë një miku se ndërsa ishte mësuese e tij, ajo ishte ndjerë se “po punonte me Mozartin”.
Mirëpo këtu nuk përfundon njohuria e liderit të ri francez, 39-vjeçar. Dy vjet më parë, gjatë një shfaqjeje në kanalin televiziv Canal +, mikpritësi Cyrille Eldin e sfidoi ministrin që të recitojë fillimin e dramës “Mizantropi” të Zhan Batist Poklen i quajtur dhe njohur ndryshe si Molieri. Gjë të cilën ai e bëri në një mënyrë mjaftë mbresëlënës, duke rikujtuar këto pjesë të mësuara përmendsh e që akoma i mbante në mendje. Hera e fundit që Shtëpia e Bardhë kishte një pianist si president ishte kur Richard Nixon ishte në detyrë.