Diddy përdhunoi dy gra në hotelin Trump? – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Diddy përdhunoi dy gra në hotelin Trump?

    Insajderi
    06 February 2025 - 16:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sean “Diddy” Combs është akuzuar se ka sulmuar seksualisht dy gra në një apartament nën çati të hotelit Trump në Neë York.

    Pretendimet u depozituan veçmas këtë javë në Gjykatën e Lartë të Neë Yorkut, duke pretenduar se ai i bllokoi gratë në klubin ikonik të natës në Manhattan – “Limelight”, përpara se t’i transferonte në hotelin Trump.

    Gratë thonë se incidentet kanë ndodhur në vitin 1990, por është e paqartë nëse kanë ndodhur në të njëjtën ditë.

    Hoteli në fjalë besohet të jetë Trump International, i cili u hap në vitin 1997. Në padinë e parë, gruaja tha se ishte sulmuar nga manjati i repit disa herë, përfshirë në Kaliforni, me një akuzë specifike që pretendonte se ajo ishte detyruar të kryente seks në grup pasi kishte marrë pjesë në një ngjarje në “Limelight”.

    Padia thotë se Combs organizoi ngjarjen në “Limelight”, një klub i rinovuar, tashmë i mbyllur në dy katet e fundit të dedikuara për festa ekskluzive seksuale që përfshijnë aktivitete seksuale në grup të drejtuara nga Combs dhe që përfshijnë Combs.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark