×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Die Antwoord” ndahen vitin tjetër

    Insajderi
    10 September 2016 - 00:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë dyshja më e komentuar në muzikë viteve të fundit, pikërisht për shkak se janë dy, por tingëllojnë sikur të kishin lindur për njëri-tjetrin në muzikë.

    Edhe pse çift në jetën e përditshme, në jetën profesionale, ata do të ndahen, raporton Insajderi.

    Dyshja legjendare e muzikës “Die Antwoord” do të ndahen në vitin 2017.

    “Ka përfunduar gjithçka. Jam ndjerë mrekullueshëm për këtë gjë”, ka thënë Ninja Visser i cili bashkë me Yolandi Visser përbëjnë “Die Antwoord”.

    Të njohur për muzikën e tyre  “rap-rave”, bendi nga Afrika e Jugut pas themelimit në vitin 2008, do të ndahen në shtator të vitit 2017, pas një koncerti dhe projekti artistik që do ta bëjnë në Muzeun e Artit Modern në Afrikë “Cape Town”.

    Grupi ka lansuar një këngë të re, në vend të lajmit për ndarje. Kjo është kënga.

    Megjithatë duke folur për “Exclaim”, Ninja ka konfirmuar se dyshja do të ndahet dhe se nuk ndihet keq për këtë, raporton Insajderi.

    “Atë ditë shtatori të vitit 2017, kur ne do të performojmë në Muze, dyshja zyrtarisht nuk do të egzustojë më. Ndjehem mirë për këtë. Nuk jam i frikësuar nga fundi. Jam Ninja. Nuk frikohem nga vdekja”, ka thënë Ninja.

    Duke folur për filmin e dyshes “South African Ninja”, Ninja shpjegon se ata kanë qenë duke punuar “qe 10 vite” për ta realizuar këtë film dhe se ai do të jetë ndoshta një nga revolucionet në fushën e kinematografisë, ashtu sikurse kanë bërë revolucion në fushën e muzikës./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark